Avokati Naim Hasani duke folur në Mcn Live për marrëveshjen e Bordit të Paqes mendon që kryeministri Edi Rama është në presion nga vendet e BE-së, që duan një qëndrim më të unifikuar në Europë në lidhje me politikat e Trump-it, dhe prezencës së Putinit në këtë bord.
Sipas Hasanit Raama po mundohet të ecë në një litar shumë të hollë dhe është në mes të dy rrymave, BE-së dhe Britanisë nga një anë dhe SHBA-ve nga ana tjetër. Ai vë në dukje se asnjë lider i vendeve të BE-së s’është i pranishëm sot në firmosjen e Bordit të Paqes, me përjashtim të mikut të Trump-it, Viktor Orban.
“Vetëm 16 vende kanë rënë dakord të jenë pjesë e Bordit të Paqes. Britania s’do ta përkrahë një bord të tillë pasi e sheh si anashkalim të Komeve të Bashkuara. Asnjë përfaqësues qeveritar s’ka qenë sot në firmosjen e këtij bordi. Ajo që më shqetëson është që kryeministri duhet t’u bëjë më dije qytetarëve se për të qenë pjesë e bordit duhet të kontribuosh me një pagesë cash 1 miliard euro.
Pjesëmarrja në firmosjen e kësaj marrëveshje është totalisht e vakët, dhe mungojnë liderët kryesorë botërorë, dhe të BE-së. Vetëm Orban është prezent. Shumica e vendeve të BE-së e shohim bordin si zëvendësim të OKB-së, dhe në kundërshtim me principet. Rama ka një presion nga vendet e BE-së që duan një pozicion të unifikuar në Europë sa i përket qëndrimeve të politikave të Presidentit Trump pas armëpushmimit në Gaza dhe qëndrimit të unifikuar të BE-së, Britanisë dhe NATO-s, sa i përket prezencës së Putinit në këtë bord. Mendoj se z.Rama po mundohet të ecë në një litar shumë të hollë dhe është në mes të dy rrymave, BE-së dhe Britanisë dhe SHBA-ve. Më bën përshtypje që asnjë lider europian, përveç Orban-it, që është mik i ngushtë i Trump-it, s’janë prezentë në nënshkrimin e Bordit të Paqes. Është jashtëzakonisht domethënës dhe shokues”.



