Dhjetë trupa u gjetën sot në një gomone në brigjet libiane, ndërkohë që forcat e shpëtimit iu kanë ardhur në ndihmë më shumë se 2 100 personave gjatë ditës, theksuan rojat bregdetare italiane.
“Pesëmbëdhjetë operacione shpëtimi, rreth dyfishi i një dite më parë, janë kryer sot, veçanërisht nga anijet e rojave bregdetare italiane që koordinojnë së bashku ndërhyrjet”, theksoi një zëdhënës.
Dje, tetë operacione shpëtimi mundësuan shpëtimin e rreth 1 200 imigrantëve.
Një fotograf i AFP-së, i cili ndodhej në bordin e anijes “Topaz Responder”, rezervuar nga OJQ-ja malteze MOAS dhe Kryqi i Kuq italian, asistoi në shpëtimin e disa qindra personave dje dhe sot, mes të cilëve dhe fëmijë.



