
Të paktën 56 persona u plagosën dhe një tjetër humbi jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë industriale në verilindje të Moskës, Rusi.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën optike dhe mekanike Zagorsk, në qytetin Sergiev Posad, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.
Fabrika është një zhvillues dhe prodhues për pajisje optike dhe optoelektronike për ushtrinë ruse, agjencitë e zbatimit të ligjit, industrinë dhe kujdesin shëndetësor.
“Gjithsej 56 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 30 ndodhen aktualisht në spital, gjashtë prej tyre në kujdes intensiv”, deklaroi Andrei Vorobyov, guvernatori i rajonit të Moskës.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se burimi i shpërthimit ishte një magazinë piroteknike e marrë me qira nga një kompani e tretë në vendin e uzinës optike dhe mekanike në Zagorsk.
Ekipet e shpëtimit vazhduan të punojnë të mërkurën pasdite mes shqetësimeve se mund të ketë njerëz të tjerë nën rrënoja
Një përfaqësues nga Komiteti Hetues i tha agjencisë së lajmeve Tass nuk kishte prova se uzina ishte goditur nga një dron dhe se shkaku i shpërthimit po hetohej, raporton CNN.
Ukraina ka lëshuar një seri dronësh në Moskë javët e fundit.



