SPAK akuzon kardiologun Prifti për korrupsion pasiv, pezullohet nga puna

SPAK akuzon kardiologun Prifti për korrupsion pasiv, pezullohet nga puna

Kardiologu i njohur i QSUT Edvin Prifti, është emri i cili doli nga hetimet e sotme të SPAK që çuan në arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Kardiokirurgu i njohur akuzohet nga SPAK për "korrupsion pasiv i funksionarit publik" pasi në kohën që bëheshin përgjime për dosjen ndaj Enkelejda Hoxhës, kanë dalë të tjera fakte dhe prova për një çështje tjetër korrupsioni, që nuk ka lidhje me arrestimin e gjyqtares.

Bashkë me kardiokirurgun është akuzuar edhe infermierja Trendafile Frangu kurse personi i tretë i ndaluar është Migena Skënderaj po ashtu infermiere në QSUT. Të gjithë personat kanë dalë në dosje, pasi është operuar mamaja e njërës nga funksionaret e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, e cila ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit. Dhe pikërisht aty ka dalë gjithë historia e korrupsionit edhe në radhët e mjekëve. Ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT.

Kësisoj, është pezulluar nga detyra nën akuzën e korrupsionit pasiv mjeku i njohur Edvin Prifti dhe infermierja Trendafile Frangu, të dy punonjës në QSUT, në shërbimin e kardiologjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy