Martesa e vajzës së një oligarku rus i ka lënë të gjithë pa fjalë për shkak të shifrave marramendëse të shpenzuara për çdo detaj.
Madina Shokirova, vajza e miliarderit të naftës Ilkhom Shokirova, mbante veshur një fustan 40 milionë rubla (517 200 paund).
Ceremonia u zhvillua në Radisson Royal Congress Park Hotel në Moskë. Rreth 900 të ftuar ishin të pranishëm.
Nusja ia kishte besuar fustanin e bardhë një shtëpie mode në Britani “Ralph &Russo”.



