Shkaqet e kancerit? Janë shtuar lajmet e rreme

Shkaqet e kancerit? Janë shtuar lajmet e rreme

Lajmet e rreme mbi shkaqet që çojnë në shfaqjen e kancerit janë rritur. Një studim i kryer nga University  College në Londër dhe ai i Leeds, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “European Journal of Cancer”, lajmet mbi shëndetin kanë formësuar një bindje të re te lexuesit.

P.sh. 43% e tyre janë të bindur se shkak i kancerit është stresi, 42% bëjnë fajtorë elementët shtesë që gjenden te ushqimet industriale, 19% mendojnë se shkak për kancerin bëhen furrat me mikrovalë, ndërsa 15% shohin si “armik” shishet plastike.

Sipas studimit, 1 në 3 persona konsideron faktor rreziku frekuencat elektromagnetike (35%) dhe ushqimin OMGJ (34%).

Studimi është kryer me 1330 persona, të cilët janë pyetur për kancerin dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tij.

Megjithatë, shumica e tyre arrijnë të identifikojnë si shkaktarë faktorë shkencërisht të provuar. 88% e të pyeturve identifikuan duhanin si shkak i kancerit, ndërsa 60% djegiet nga dielli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy