
Pesë anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që sot janë marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës.
Mësohet se pasi hodhën poshtë dekretin e presidentit Ilir Meta, pesë anëtarët janë pajisur me truprojë, pasi është bërë kërkesë nga sekretari i përgjithshëm i KQZ, drejtuar Ministrisë së Brendshme. Nuk dihet nëse anëtarët e PS-së në KQZ kanë pasur kërcënime.
Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të KQZ ka munguar kryetari Klement Zguri, i cili ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e mbledhjeve pas dekretit të presidentit.
Mbledhja është thirrur nga nënkryetari Denar Biba, ndërsa është drejtuar nga ky i fundit.



