
Albert Mëlyshi, kryetar i Bashkisë Mirditë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se s’kishte arsye pse ai dhe kolegë të tij nga opozita të ishin në takimin e Ramës pasi sot kryeministri u takua me përfaqësuesit e tij politik.
Takimi i sotshëm i Ramës ka qenë me përfaqësuesit e tij politik. Nuk ka qenë për arsye pune me kryebashkiakët. Është normale që ne të mos jemi pjesë e atij takimi.
Sipas Mëlyshit bashkëpunimi me Ramën nuk ka qenë i keq, por investimet e qeverisë në Mirditë kanë qenë të ulëta.
Nuk mund të them që bashkëpunimi ka qenë i keq, por investimet në Mirditë janë të ulëta, mundohemi t’ia dalim me të ardhurat e vetë bashkisë.
Buxheti i bashkisë, bashkë me të ardhurat dhe grantin që na alokon qeveria është afërsisht 5 milionë euro. Ky buxhet ndahet në disa zëra, si pagat e punonjësve dhe ajo që mbetet shpërndahet për zëra që janë më të rëndësishëm.
Sipas Mëlyshit, fakti që në krye të Bashkisë Mirditë është një kryebashkiak i djathtë ndikon dhe në sasinë e investimeve për këtë zonë.
Investime në Mirditë ka pas ose aspak.
Fatkeqësisht ndikon dhe kjo. Nuk ka ndarje proporcionale në raport me popullsinë, në raport me të ardhurat që kanë vetë bashkitë. Ka proporcion të zhdrejtë, flas për bashkinë Mirditë.
Pjesa më e madhe e investime të qeverisë nuk po them se janë përqendruar në bashkitë e majta, por në zona që po investohet prej vitesh, dhe nuk janë kthyer sytë akoma në zona si Mirdita.



