Anëtari i Vetëvendosjes ndalohet në portin e Durrësit

Anëtari i Vetëvendosjes ndalohet në portin e Durrësit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet nga kjo parti, Sadri Ramabaja, është ndaluar mbrëmë në portin e Durrësit.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritetet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Ramabaja është i dyshuar për vepër penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, për të cilën, ai pati thënë se po përballet me shantazh politik nga prokuroria Speciale,bëjnë të ditur mediat e Kosovës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy