Vetingu/ Pedagogu: T’u hapet rruga magjistratëve të rinj (VIDEO)

Vetingu/ Pedagogu: T’u hapet rruga magjistratëve të rinj (VIDEO)

Kalimi në sitë i prokurorëve dhe gjyqtarëve për krijimin e organeve të reja të drejtësisë, vazhdon të jetë me ritme të ngadalta. Në një intervistë për Tv Tema, pedagogu i së drejtës penale në Fakultetin e Drejtësisë.

Skënder Kaçupi thotë se “Vetting-u” duhet të përshpejtohet, në mënyrë që t’i hapet rruga krijimit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kaçupi thotë se prioritet duhet t’u jepen emrave të kandidatëve të KLGJ-së dhe KLP-së, ndërsa shton se zëvëndësimi i vendeve vakante mund të realizohet më së miri me anë të magjistratëve të rinj.

"Për mua duhet që t’i jepet prioritet kalimit në vendit atyre gjyqartë dhe prokurorëve që kanë aplikuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP sepse kështu bëhet i mundur krijimi i institucioneve për riorganizimin e gjyqësorit. Duhet t’u kushtohet vëmendje edhe zëvendësimit të vendeve vakante. Kjo do të arrihet nëpërmjet nxjerrjes në vazhdimësi të magjistratëve nga shkolla e magjistraturës, qoftë edhe me ndërhyrje ligjore", thotë ai.

Duke bërë një panoramë të përgjithshme të gjyqësorit, e në veçanti bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, penalisti Kaçupi tregon se duhet të hyjë në lojë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili edhe pse është krijuar, puna për emërimin e gjyqtarëve ka mbetur pezull.

"Sot Gjykata Kushtetuese është e bllokuar, që do të thotë se duhet të futet në eficiencë KED, që është formuar dhe do të bëjë renditjen e personave që kanë konkurruar në këto organe. Duke zbatuar me korrektesë aktet ligjore, do të plotësohen vendet vakante në këtë gjykatë", shprehet më tej Kaçupi.

Së fundmi, qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore, e cila lejon hapjen e konkursit pa “veting”, për 50 magjistratë të rinj. Kjo nismë është kundërshtuar fort nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi emërimi i magjistratëve duhet të bëhet nga institucionet aktuale, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, e jo nga organet e reja sic janë Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sakaq mazhorancës i duhen 84 vota për të kaluar ndryshimet ligjore, vota të pamjaftueshme pa opozitën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy