Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës. Personi që ka humbur jetën në këtë aksident është identifikuar si Ermal Lula, shefi i Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Mësohet se Lula ka mbajtur më herët edhe detyrën e shefit të antidrogës, ndërsa aktualisht drejtonte sektorin e Krimeve. Ai ishte baba i dy fëmijëve.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, Ermal Lula ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të paraqitet i rënduar.
