Deena Abdulaziz Al-Saud është princesha e Arabisë Saudite. Por ndryshe nga tradita në vendin e saj, ajo nuk mban veshjet myslimane. Me flokë të shkurtër, veshje të hapura dhe të gjatësive të ndryshme dhe një fizik për t’u patur zili, ajo duket një perëndimore e vërtetë.
Deena është e martuar me princin e Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Nasser bin Abdulaziz Al Saud. Ata kanë tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem binjakë.
Ajo ka në pronësi dyqanin D’NA, veshjet e të cilit i përzgjedh vetë në bazë të shijes dhe traditës myslimane.
Denna ka shumë miq në botën e modës. Ndoshta jetesa për një periudhë kohe në Nju Jork ka ndikuar që ajo të formojë stilin e vet shumë të veçantë dhe perënimor.



