Dosja Kurum, Molla: Nuk dihet ku kanë përfunduar 995 tonë mbetje të rrezikshme

Dosja Kurum, Molla: Nuk dihet ku kanë përfunduar 995 tonë mbetje të rrezikshme

Gazetari i MCN TV, Enes Molla, analizoi në studion e MCN Informacion detaje të dosjes së Kurum, për të cilën janë nën hetim një grup i madh personash, mes të cilëve edhe zyrtarë të agjencive shtetërore. Molla tha se janë 995 tonë mbetje të cilat mungojnë në dokumentacionin e kompanisë, fati i të cilave nuk dihet. Ai theksoi se për trafikun e mbetjeve të paligjshme është punuar në grup dhe përgjegjësia e institucioneve shtetërore është gjithashtu e madhe. 

 

Hetimet janë shtrirë te kompania Kurum dhe Sokolaj. Kurum përpunon skrap dhe 1% del mbetje e rrezikshme. Këto mbetje sipas Kurum grumbullohen në thasë dhe shiten te subjektet. 

 

Në bazë të hetimeve sa i takon subjektit Aleance Resource, janë marrë mostrat. Rezultuan me mbetje toksike të lartë. Te ky subjekt ka pasur shumë problematika. Aleance Resource duhej t’i trajtonte këto mbetje nga menaxhuesi i licencuar. Sipas dosjes, rezulton se kjo kompani edhe kur ka pasur kontrolle nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka deklaruar se nuk ka pasur aktivitet, ka qenë në remont. Por ndërkohë janë shitur 2 mijë ton mbetje. Ndërkohë në Exel e Kurumit ishin 1005 tonë. Pra 995 tonë nuk dihet ku janë. Mes Aleance dhe Kurum ka pasur kontrata. Por të tilla nuk janë gjetur. Drejtues të AKM kanë gjetur probleme të vazhdueshme te ky subjekt. AKM e ka gjobitur disa herë por e ka lënë të eksportojë mbetje. Kjo kompani nuk ka pasur kurrë leje nga Ministria e Mjedisit. Mendohet se ka çuar mbetje në tregjet e Belgjikës dhe Kinës. 

 

Hetimi i 102 kontejnerëve me mbetje toksike nisi me interesin e ndërkombëtarëve. Ka qenë OLAF që ka identifikuar anijen, sasinë dhe llojin e mbetjeve. 

 

Është punuar në grup. Kanë firmosur njerëz që nuk kanë qenë të punësuar. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy