Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi u kapën në flagrancë, teksa tentuan të hyjnë në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe donin të prishnin fushën që të mos luante “Partizani”.
Sipas bluve të kryeqytetit, tre të shoqëruarit janë shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë. – M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë. – M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë.
Sipas policisë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë konstatuar rreth 10 shtetas të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku me vete kanë patur vegla pune.
“Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017″ njofton policia.



