Rama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë të ballafaqohem me këdo që mendon ndryshe

Rama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë të ballafaqohem me këdo që mendon ndryshe

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish mëngjesin e kësaj të premte duke përasëritur thirrjen për dialog duke u shoprehur se është i gatshëm të takohet me të rinjtë, ndërsa në të njëjtën kohë ka paralajmëruar ndëshkime penale për personat që ai i konsideron përgjegjës për dhunën. 

 

Përmes një videoje në Facebook, kreu i qeverisë ka shfaqur sërish stolat prej guri të vendosur për dialog, teksa ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me studentët kudo që ata dëshirojnë, duke këmbëngulur se përballja e pikëpamjeve duhet të zhvillohet pa dhunë.

 

Ai ka theksuar gjithashtu se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet nga ato që i cilësoi si forca të përfshira në këtë situatë, pa sqaruar konkretisht se kujt i referohej.

 

Jam i gatshëm, kudo qoftë, në çdo vend, përsëri, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë. Dhe Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, shkëmbim, ballafaqim të pikëpamjeve të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta, për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

 

Kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e atij lloji dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, e duke u vënë në ballë të studentëve, përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, penalisht dhe sipas shkallës së shkeljes së bërë. 

 

Keqkuptim i madh. Keqkuptim i madh ky që të mendosh që t’i imponohesh një populli të tërë, një populli të tërë që do të shkojë në punë, me gjuhën e zjarrit dhe gurit. Keqkuptim i madh që do të kthehet në mësim, pasi u tentua të kthehej rruga e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk do të ndalet, ajo do të jetë pjesë e BE-së dhe nuk e ndalin dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy