Baçi: Ligji për investimet strategjike, ndër më korruptivët. Favorizon qeveritarët dhe oligarkët (VIDEO)

Baçi: Ligji për investimet strategjike, ndër më korruptivët. Favorizon qeveritarët dhe oligarkët (VIDEO)

Deputeti demokrat Luan Baçi, thotë se projektligji për investimet strategjike është një nga ligjet më korruptive që kjo qeveri vazhdon të shtyjë afatin herë pas here.

Deklaruan se do jetë me periudhë të shkurtër kohe, për të favorizuar bizneset e huaja që janë strategjike, në fakt janë investime të qeveritarëve, ministrave dhe mazhorancës.

Shtyrja e afatit për herë të dytë deri në dhjetor 2024, se e dinë që në 20025 nuk do jenë më në pushtet dhe më pas do mbarojë afati.

Është ligj për të vjedhur pronat e qytetarëve, për të favorizuar ministrat, pushtetarët dhe qeveritarët e sotëm.

Duke iu dhënë të drejtë të investojnë dhe në zonat e mbrojtura, e bën këtë ligj edhe më të keq.

Është kombinim për të ndërtuar në ato zona ku deri më sot nuk është investuar.

Djegia e pyllit të Pish Poros në Fier ka qenë e qëllimshme.

Me shtyrjen e ligjit për investimet strategjike ka ndonjë projekt që një pjesë e këtij pylli të vihet në dispozicion të ndonjë deputeti apo oligarkut të lidhur me mazhorancën.

Po vidhet me ligje që bëhen apostafat për të vjedhur.

Duke folur nga studio e MCN Live, Baçi deklaroi se seanca e sotme parlamentare ishte një seancë palaço, ku u kaluan ligjet pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy