Urime shqiponja! Kështu nis mesazhi i ambasadës amerikane për fitoren e kombëtares shqiptare. Mesazhe të shumta entuziaste kanë marrë djemtë e kombëtares dhe trajneri i tyre De Biasi nga politika por dhe ndërkombëtarët. Veç ambasadës amerikane, një urim të veçantë kombëtarja e ka marrë edhe nga eurodeputeti Knut Fleckenstain.
Ndërsa kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit kanë uruar De Biasin dhe djemtë e kombëtares përmes telefonatave.



