
Hungaria "nuk ka vend" në Bashkimin Evropian, pas kalimit në parlament të projektligjit të ri që ndalon përmbajtjen LGBT në shkolla. Kështë është shprehur Kryeministri Hollandez Mark Rutte, përpara se të futej në mbledhjen e samitit të liderve të BE-së në Bruksel.
Për fat të keq, në sistemin që kemi, nuk mund ta mbaj vetëm këtë qëndrim. 26 shtete të tjera anëtare duhet të bashkohen me mua. Mbetem deri në fund një luftëtar për të drejtat e njeriut, dhe kjo është një çështje që lidhet me to.
Në fillim të këtij muaji parlamenti i Hungarisë miratoi legjislacionin i cili ndalon të gjitha materialet arsimore dhe programet për fëmijët që konsiderohen se promovojnë homoseksualizmin, ndryshimin e gjinisë dhe konceptin mbi seksualitetin.
Të martën, 14 nga 27 vendet e BE shprehën "shqetësimin e tyre të thellë" për ligjin në një deklaratë të përbashkët të iniciuar nga Belgjika, por mesa duket Orban nuk do të lëviz nga ky qëndrim.



