Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se do të jetë nesër në Bruksel për bisedime me krerët e BE-së për sa i përket krizës së emigrantëve. Ndërkohë ai i ka kërkuar Greqisë që të "hapë dyert" për emigrantët. Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, udhëheqësi turk ka ftuar qeverinë e Athinës: “Hapni dyert dhe lirohuni nga kjo barrë... Lërini ata të shkojnë në vendet e tjera të Evropës!".



