Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli edhe këtë javë parashikimin për 12 shenjat e horoskopit.
Sipas saj, kjo do të jetë një javë me ndikime pozitive për të gjitha shenjat, veçanërisht në aspekte materiale, emocionale dhe profesionale. Më poshtë gjeni parashikimin për secilën shenjë:
Dashi:
Kjo është një javë e favorshme për Dashin, sidomos në aspektin material. Të lindurit me Diellin në këtë shenjë do të ndiejnë çlirim emocional dhe një qartësi të re në lidhje me dëshirat dhe qëllimet e tyre.
Do të ketë hapa të sigurt përpara, vendime më të pjekura dhe përfitime nga çdo mundësi pozitive që vjen. Udhëtimet do të jenë të shumta dhe marrëdhëniet me motrat apo vëllezërit do të përmirësohen ndjeshëm.Një javë për stabilitet, rritje dhe reflektim të thellë personal.
Demi:
Java do t’i fusë Demat në një fazë të re pozitive, ku do të ndihen emocionalisht të ngarkuar, por edhe më të vetëdijshëm për atë që duan të krijojnë në jetë.
Do të dalin në pah çështje të fshehura që kërkojnë zgjidhje, veçanërisht në lidhje me marrëdhënie apo probleme të pazgjidhura nga e kaluara.
Në aspektin sentimental, pritet lulëzim dhe përmirësim, ndaj këshillohet durim dhe kujdes në komunikim. Bëni kujdes me shpenzimet: fillimisht siguroni të ardhurat, pastaj vendosni ku t’i drejtoni ato.Binjakët:
Një javë e shpejtë dhe e mbushur me zhvillime pozitive për Binjakët.
Çdo vështirësi e kaluar do të marrë drejtim të ri, pasi komunikimi juaj do të jetë më i qartë dhe më efektiv.
Do të ndiheni më të vlerësuar, sidomos në raport me të tjerët, dhe kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet me partnerët.Pritet përmirësim në shtëpi, mundësi për njohje të reja dhe mbyllje të pengesave të vjetra. Një javë e favorshme për zhvillim personal dhe profesional.
Gaforrja:
Për Gaforret, kjo javë është hyrje në një fazë të re, pas një periudhe të lodhshme me shumë pengesa dhe paqartësi. Tani është momenti për ata që kanë punuar fort të shohin rezultatet pozitive të përpjekjeve të tyre.
Ata që nuk janë ende të vendosur do të fillojnë të qartësojnë drejtimin që duan të ndjekin.Nga dita e premte, pritni realizime të ëndrrave dhe më shumë mundësi për shoqërizim e rritje në karrierë.
Rritje materiale është gjithashtu në horizont.
Luani:
Luani do të shkëlqejë këtë javë! Energjia e zjarrit do të sjellë aktivizim të madh, sidomos në çështjet e karrierës.
Kjo është një javë ku përpjekjet tuaja do të finalizohen dhe nga fundi i javës do të merrni mbështetje të rëndësishme.
Bëni kujdes me mënyrën se si e shpenzoni energjinë tuaj, nëse e përdorni me maturi, do të sjellë përfitime të mëdha. Favorizohen udhëtimet dhe mbyllja e çështjeve ligjore.Virgjëresha:
Një javë pa pengesa për Virgjëreshat, veçanërisht në fushën e karrierës dhe tregtisë.
Marrëveshjet që kanë qenë të bllokuara deri tani do të rifillojnë dhe drejtësia do të vihet në vend për ata që janë ndjerë të pavërejtur.
Është momenti për të shkëlqyer dhe për të investuar në projekte të rëndësishme.Përmirësime edhe në aspektin material, investimet që bëni tani do të jenë të suksesshme.
Peshorja:
Peshoret do të ndihen të mbështetura nga ndikimi i ajrit dhe zjarrit, duke sjellë fat të veçantë.
Favorizohen udhëtimet, trajnimet dhe mundësitë për t’u shfaqur para personave me ndikim.
Në aspektin sentimental, do të ketë njohje të reja, rifreskim marrëdhëniesh dhe zhvillime emocionuese.Një javë që sjell rritje ekonomike dhe sociale.
Akrepi:
Një javë vendimtare për Akrepët deri më 9 qershor, veçanërisht në lidhje me shëndetin dhe zakonet e dëmshme. Është momenti për të lënë pas varësitë dhe njerëzit toksikë.
Në planin profesional, mund të bini në sy në mjedisin e punës dhe madje të filloni një marrëdhënie dashurie në vendin e punës.Do të ketë përmirësime materiale dhe mundësi për firmosjen e kontratave të rëndësishme.
Shigjetari:
Kjo është një javë e rritjes për Shigjetarët, sidomos në bashkëpunime dhe marrëdhënie.
Martesat dhe partneritetet do të lulëzojnë, dhe do të merrni rezultatet e punës suaj të deritanishme.
Fokusi është te shoqëria, karriera dhe mirëqenia familjare.Fundjava sjell romantizëm dhe një nevojë për të pushuar pas një jave të ngarkuar emocionalisht.
Bricjapi:
Bricjapët do të përqendrohen tek çështjet familjare dhe do të kuptojnë më mirë se ku po harxhojnë energjinë. Deri në fundjavë, do të ketë takime me njerëz të rinj, ndarje emocionesh dhe ndoshta fillime të reja në dashuri.
Është një javë pozitive, me rritje në vendin e punës dhe përmirësim të marrëdhënieve me fëmijët.Kujdes me shëndetin, veçanërisht me frymëmarrjen dhe viruset.
Ujori:
Fat në çdo drejtim për Ujorët këtë javë.
Do të ndiheni të hapur dhe të aftë për të përmirësuar marrëdhëniet, sidomos nëse jeni ndjerë të keqkuptuar më parë.
Kjo është java ideale për të ndihmuar të tjerët, një veprim që do t’ju sjellë më shumë fat dhe energji pozitive. Në dashuri, lidhjet aktuale do të thellohen.Peshqit:
Për Peshqit, kjo javë sjell lajme të bukura për fëmijët dhe mundësi për të marrë kredi apo përfitime nga trashëgimia.
Është një periudhë ku do të ndiheni më të vlerësuar nga njerëz me ndikim.
Të ardhurat materiale pritet të rriten, por këshillohet maturi dhe analizë në vendimmarrje.Udhëtimet në fundjavë do të jenë romantike dhe do të sjellin frymëzim të ri.



