
SPAK ka sekuestruar një tjetër pasuri të vëllezërve Çopja në Elbasan, pas sekuestrimit të 29 pasurive të tjera, të cilat tashmë i janë kaluar për administrim shtetit.
Gazetari Sokol Bregu, në programin "MCN live", analizoi faktin se vëllezërit Çopja janë ndër të paktët që nuk janë përfshirë në grupe kriminale shqiptare, por janë lidhur me grupe ndërkombëtare, sidomos në Amerikën Latine.
Sipas Bregut, për herë të parë po flasim për një grup kriminal që futet në biznese të ligjshme për pastrim parash.
Vëllezërit Çopja, të cilët kanë pasur një biznes në Baldushk, duken se nuk kanë qenë të veçantë nga pjesëtarët e tjerë të grupeve të krimit të organizuar, çka mundësoi fitimin e një pasurie të madhe. Suksesi i tyre ka qenë pikërisht në këtë qasje, duke mos u lidhur me grupet kriminale shqiptare, por duke u shoqëruar me grupe ndërkombëtare, gjë që ka sjellë suksesin financiar.
Shqiptarët janë përfshirë shpesh në luftëra mes grupeve të ndryshme, duke çuar në pasiguri dhe konflikte, ndërsa vëllezërit Çopja kanë arritur të operojnë në mënyrë më të qëndrueshme përmes lidhjeve me grupe ndërkombëtare, si ata të Marokut. Ky bashkëpunim u ka mundësuar ata të krijojnë një pasuri të madhe biznesi dhe pasurie, duke shfrytëzuar mundësitë e pastrimit të parave përmes investimeve në biznese legale në Shqipëri.
Edhe pse pasuritë e vëllezërve Çopja janë sekuestruar, ato ende nuk janë konfiskuar. Ata janë të përfshirë në industri të ndryshme si farmaceutika dhe turizmi, çka sugjeron se kanë një mentalitet dhe qasje të ndryshme nga grupet e tjera kriminale. Për herë të parë në Shqipëri, një grup kriminal po hyn në industri të tjera dhe ka një ndikim në sektorë që deri më tani ishin të paprekur nga grupe kriminale, siç është industria farmaceutike dhe ushqimore.
Bregu gjithashtu shtoi se vëllezërit Çopja janë të njohur në Shqipëri për gjashtë vrasje të porositura nga ata, por ai beson se ata nuk do të ekstradohen në Shqipëri.
Ata hetohen dhe njihen në Shqipëri vetëm për gjashtë vrasje të porositura nga ta.
Njëri nga vëllezërit Çapja, Franci ndodhte ne një burg në Belgjikë ku rrezikon një burgim më shumë vite sepse akuzohet për vrasje me pagës ën kuadër të një organizate kriminale është nder të ekstraduarit e parë nga Dubai në Belgjikë.
Ndërsa vëllai tjetër, Hajdari ndodhet në Dubai dhe ai nuk ka për tu ekstraduar kurrë.
Poashtu mendoj se gjyqi ndaj të dy vëllezërve nuk ka për tu bërë kurrë në Shqipëri, mund t’ia sekuestrosh dhe konfiskosh pasurinë, por nuk do mund të ketë ndonjëherë një proces gjyqësor në Shqipëri, nuk i sjellin dot.



