Është zyrtare: “Sex and the City” do të rikthehet! Pas zërave që qarkullonin prej muajsh, konfimimi vjen në mënyrën më origjinale nga personazhi kryesor i serialit ikonë që nisi në 1998-n, Sarah Jessica Parker, e cila luan rolin e Carrie Bradshaë.
Aktorja postoi një video të shkurtër, me moment nga jeta në Nju-Jork dhe zbuloi se rikthimi do të transmetohet në HBO Max. Poshtë postimit në Instagram, Parker shkroi: “Nuk mund të bëj gjë veçse të pyes veten… ku janë ato tani?”. Një nga shprehje që menjëherë të çon mendjen tek seriali.
Shfaqja raportohet se nuk do të përfshijë personazhin e Samantha-s, që luhet nga Kim Catrall. “Projekti do të shfaqë Carrie Bradshaë (Parker), Charlotte York (Davis) dhe Miranda Hobbes (Nixon) ndërsa flasin për dashurinë dhe miqësinë në të 50-at. Seriali do të përbëhet nga 10 episode 30-minutëshe dhe do të nisë xhirimet në Nju-Jork në fund të pranverës”, shkruan “Variety”.



