Në Komisionin e Ligjeve është rikthyer në diskutim projektligji që i detyron studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim shëndetësor më parë në vendin e tyre e më pas të pajisen me diplomë.
Kjo punë e detyruar nga 5 vite që ishte për studentët e vitit të parë është reduktuar në 3 vite dhe nga 1 deri në 2 vite për studentët e viteve të tjera.
Lidhur me këtë çështje, Ina Zhupa, kryetar e Komisionit për Edukimin, në një intervistë për ‘MCN live’, thotë se ligji bëhet detyrues në momentin kur ti nuk ke prioritet studentët e Mjekësisë në vend se ti mbështetësh ata përmes një pagë minimale gjatë periudhës së studimeve në punë.
Ne kemi mbështetur studentët në kërkesat e tyre, që ta trajtohen me pagë minimale gjatë kohës së studimeve.
Nëse do që ti përkrahesh me një kontratë, nëse do që të firmosnin një kontratë për të bërë një shërbim një ose dy vite pas studimeve, nuk janë thënë më teorinë e kërbaçit duke thënë se do qëndrosh se ne po të garantojmë që ti të bësh shkollën, por ti i motivon ata që kontrata mos ti firmosin me detyrim por me dëshirë.
Që do të thotë se kush dëshiron nga studentët e mjekësisë që të marrin një pagë minimale që të investoj shteti për të sepse tarifën e studimit ja kanë paguar prindërit e vet, edhe kushte se kanë paguar taksa dhe tatime këtij shteti dhe në momentin që ti u bënë këtë kontratë ata marrin me dëshirë ekstra nga shteti, që është një pagesë, dhe për të marrë një gjë ekstra ti punon një apo dy vite në shërbim të shqiptarëve dhe të mjekësisë.
Deputetja Zhupa thotë se në Komisionin e Edukimit kanë propozuar që Mjekësia të jetë prioritet kombëtar dhe nuk është përkrahur.
Sipas saj, interesi i këtij ligji nga qeveria është krijimi i politikave detyruese e jo motivuese për studentët e mjekësisë.
Kur unë ja propozova zv.ministres së Arsimit sepse ministrja Manastirliu as nuk denjoi për të ardhur në komision sepse ajo vet është strumbullari i ligjit dhe zv. ministrja mu përgjigj ‘jo se ne degët prioritet i kemi degë që nuk kanë student.
Arsyetimi ishte ky se ti e krijon prioritetin jo se nuk ke student por sepse ti ke shprehur në relacionin tënd se ke nevojë kombëtare për mjek, e ke si emergjencë kombëtar për mjek ndaj po e bën këtë, dhe në momentin qe e ke emergjencë, duhet ta kthesh në prioritet kombëtar.
Është më mirë të harxhosh para tani që ke student, dhe ti mbash dhe ti motivosh sesa të lesh degën e mjekisë që ose të bjerret edhe ajo bashke më student ose studentët të ikin në privat, ose të ikin jashtë shtetit dhe pastaj të kujtohesh të bësh politika motivuese.
Ata nuk kanë përgjigje sepse nuk kanë politika motivuese por i trajtojnë në mënyra detyruese dhe shtypëse ndaj studentëve.
Ata kanë ne fund të ditës vetëm këtë interesin që të qëndrojnë në Shqipëri dhe nuk kanë interesin t’i hyjnë problemit me rrënje dhe të çojnë problemin te studentët.



