Mjeku imazherist Luçiano Bardhi i ftuar në Zgjohu me MCN ka folur lidhur me ndërhyrjet estetike në stomak dhe dëmet që sjell në organizëm ky ngushtim.
Ai shprehet se kjo sjell pasoja në shëndet ku ndalet tek dëmtimi i mëlcisë, probleme me kockat, shqetësime me pankreasin si dhe dëmtimet mund të prekin dhe trurin.
Sipas tij, stomaku është një tru mekanik dhe në çdo aspekt që e sheh heqjen e organeve nuk ka lidhje me mjekësinë, kundërshton proceset fiziologjike që krijuesi na ka falur.
Janë procedura që nuk kanë lidhje me anatominë e njeriut, janë antimjekësore. Heqja e stomakut bëhet në dy pjesë, gastromi dhe bypass, por të gjitha janë të rrezikshme sepse heqja parciale e stomakut sjell reduktim të theksuar të B12, hemorragji e cila mund të jetë me komplikacione që prek organet e brendshme, mund të ketë bashkime arteriesh. Stomaku është një organ që pas ka shumë arterie dhe ka dhe raste suksesi por është në kundërshtim me anatominë e njeriut. Ne kështu dalim kundër urdhrave të Zotit që na ka krijuar.
Nga këto ndërhyrje preket pankreasi, mëlçia dhe një javë pas ndërhyrjes ata persona nuk konsumojnë dot, pas një jave nisin të konsumojnë me reduktim, këta persona mund të preken dhe nga sëmundje të trurit.
Të gjitha këto komplikacione përfshihen te të gjithë pacientët që e kryejnë këtë ndërhyrje edhe nëse është i suksesshëm. Janë efektet anësore të asaj ndërhyrje. Stomaku ka flour brenda, ka baktere dhe nëse ushqimi nuk shkon në stomak por shkon në zorrë të hollë atëherë kjo ndikon në pankreas. Pas disa muajsh shfaqen këto pasoja. Stomaku është një organ që çdo sektor i tij ka funksione të ndryshme.
Nëse vendosni një imazh para stomakut çdo sektor i tij ka funksion të caktuar, pavarësisht se ne e konsiderojmë si një qeskë që merr ushqime dhe zbraz ushqime. Rrezikohet funksioni i zemrës për ata që kanë bërë këtë ndërhyrje dhe më pas e teprojnë me ushqimet.
Më tej ai sqaron se stomaku është organi kryesor për përthithjen e B12, pompat e stomakut nuk funksionojnë kur bëhet kjo ndërhyrje.
Heqja e stomakut shton mundësinë për shqetësimet kardiovaskulare, lidhet me osteoporozën, probleme me kockat, çrregullim të kockave, madje nga ndërhyrjet operatore mund të dëmtohet dhe mëlçia, mund të preket dhe nervi vagus sepse stomaku informon për çdo gjë pjesën e trurit. Stomaku është një tru mekanik, ka një funksion.
Ata persona duhet të ndjekin një plan ushqimor dhe janë të detyruar të eliminojnë si të emblat, ushqimet e ambalazhuara, pra cdo ushqim që është i vdekur duhet të hiqet. Nëse bëjmë të mundur ngushtimin e stomakut atëherë dhe jetëgjatësia me kalimin e kohës kund të na reduktohet sepse organet krijojnë konflikt, kaos dhe nuk kryejnë funksionin si duhet.
I pyetur se si ndikon heqja e brinjëve Bardhi tha se trupi jonë po bëhet një qenie jashtë njerëzore, që nuk po lidhet me principet fiziologjike të tij.
Gjatë ndërhyrjes nëse dëmtohet pleura cipa që rrethon mushkërinë personi rrezikon të ketë probleme me frymëmarrjen, apo një bronkit kronike, inflamacione bakteriale. Në çdo aspekt që e sheh heqjen e organeve nuk ka lidhje me mjekësinë, kundërshton proceset fiziologjike që krijuesi na ka falur. Dëmtohet funksionimi i mushkërisë sepse brinjët janë shumë afër me mushkëritë, probleme me frymëmarrjen, dhimbje shpatullash sepse personi mund të ketë dhe funksionin e filtrit të veshkës.



