Tre ditë pasi u njoftua se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny kishte vdekur, shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, ndërsa familjarët nuk janë lejuar të shohin trupin e tij. E ëma shkoi në burgun ku ai vdiq, në Arktik, për të parë të birin, por nuk u lejua, njoftojnë bashkëpunëtorë të Navalny-t. Institucionet kanë njoftuar ndërkohë se hetimet për vdekjen e tij në burg janë zgjatur.
Presidenti rus Putin nuk e ka komentuar vdekjen e kritikut të tij më të zëshëm dhe Kremlini nuk ka thënë asgjë që nga mbrëmja e së premtes, ndërsa liderët perëndimorë kanë drejtuar gishtin tek Putini si përgjegjës.
E veja e Alexei Navalny, i është bashkuar ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel për të dërguar një mesazh nga Evropa në drejtim të regjimit të Putinit, siç e ka cilësuar ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.
Deri më tani, si pasojë e shprehjes së zemërimit publik për vdekjen e tij dhe përkujtimin e Navalny- publikisht duke ndezur qirinj në qytete të ndryshme ruse, 389 persona janë arrestuar. Në Rusi, protestat kanë nevojë për autorizim nga qeveria. Zyra e prokurorit në Moskë paralajmëroi se çdo protestë në kryeqytet për vdekjen e Navalny ishte e ndaluar.
Kremlini ndërkohë thotë se reagimi i perëndimit ndaj vdekjes së Navalny është 'absolutisht i papranueshëm.
Këto deklarata janë absolutisht të papranueshme dhe, natyrisht, nuk shkaktojnë ndonjë dëm për kreun e shtetit tonë. Hetimi për vdekjen e Navalny-t është në vijim dhe po kryhet në përputhje me ligjin rus.
I pyetur se si presidenti rus, Vladimir Putin, reagoi ndaj lajmit për vdekjen, Peskov tha: "Nuk kam asgjë për të shtuar".



