
Gent Progni, programues në një lidhjen skype për studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar mbi rrjedhën e të dhënave për pagat e ka cilësuar një problem shumë të madh, ndërsa theksoi se edhe këtë herë jemi duke u marrë me komentet dhe jo me thelbin.
Sipas tij është e patolerueshme që në sisteme kaq të paguara dalin informacione kaq lehtë nga serverat.
Ndër të tjera Progni sqaroi se nga ky proces është zbuluar sekreti i gjenerimit të ID, pra dëmi është më i madh saqë duhen bërë nga e para këto dokumente duke sjellë dëme të mëdha ekonomike, një dëm i pariparueshëm.
Është problem shumë i madh u morëm me komentet dhe jo me thelbin, nuk u morëm se si ka mundësi që këto të dhëna dalin publike kaq thjesht. Si ka mundësi që sisteme kaq të paguara e kanë kaq të thjeshtë të tërheqin informacion nga këto servera. Nga një VKM e 2018 është centralizuar e gjithë sistemi i IT së shtetit. Si ka mundësi që paguhen gjithë këto para për standardet më të larta dhe kemi një databrixh të tillë.
Me daljen e të dhënave komprometohet siguria e të dhënave. ID e publikuara janë në një sasi të madhe, algoritmi i këtyre kompanive është sekret shtetëror, pra një ID personale gjenerohet sipas një procesi matematikor dhe me daljen e këtyre të dhënave është e thjeshtë që ky algoritëm të gjenerohet. Është zbuluar sekreti i gjenerimit të ID, pra dëmi është i madh saqë duhen bërë nga e para këto dokumente duke sjellë dëme të mëdha ekonomike, dëm i pariparueshëm. Problemi që shoh unë është se kjo agjenci nuk merr përgjegjësi, nuk ka gjasa të jetë hakeruar sepse ka kryqëzim të dhënash që bëhen në një server qendror. Teknikisht është e pamundur.
Grupe interesi për të dhënat janë pa fund. databazë është shumë herë më e madhe ku kompani dhe institucione nuk janë aty pra ka dalë e pjesshme. Sot kam zbuluar që këtu lejohet aksesimi me USB në servera të sigurisë së lartë, që do të thotë që ky aksesim nuk duhet të lejohet dhe bëhej. Transferimi i dhënave me USB është e patolerueshme.



