
Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke akuzuar qeverinë e tij se nuk ka qenë e besueshme as gjatë mandatit të Donald Trump, as gjatë atij të Joe Biden.
Politologu Shkëlzen Gashi, duke komentuar këto sulme në emisionin "Të paekspozuarit" në MCN TV, ka theksuar se përplasja e Grenel me Kurtin është thjesht personale dhe nuk është e kundërshtuar nga Kurti.
Grenel nuk është hera e parë që përdor kërcënime ndaj Kurtit, duke theksuar se ky ka përdorur këto taktika që herën e parë, në vitin 2020, për të rrëzuar qeverinë Kurti. Këtë herë, Grenel nuk ka për qëllim të rrëzojë qeverinë, pasi do të ketë zgjedhje të dielën, por kërkon të dëmtojë zgjedhjet dhe mundësinë e fitores së Kurtit.
Pas përplasjeve të mëparshme, mbështetja për Kurtin është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 26% në mbi 50% të votave. Qytetarët e Kosovës janë më të vetëdijshëm tani dhe kuptojnë se SHBA dhe BE janë aleatët e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se duhet të pranojnë gjithçka nga ta, sidomos në çështje që i konsiderojnë të papranueshme.
Përplasja midis Kurtit dhe Grenel nuk është politike, por personale, pasi Grenel ka ofenduar Kurtin shumë herë në rrjetet sociale, madje duke e quajtur "fashist", ndërsa Kurti ka zgjedhur të mos merret me të, është përplasje personale e Grenel me Kurtit.



