Bejko: Ska asnjë marrëveshje Rama -Basha për reformën zgjedhore, ndërkombëtarët do përfshihen patjetër

Bejko: Ska asnjë marrëveshje Rama -Basha për reformën zgjedhore, ndërkombëtarët do përfshihen patjetër

Roland Bejko i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për aksionin politik të PD së Lulzim Bashës ku u shpreh se opozita në Shqipëri nuk është vetëm PD por të gjitha ato forca politike të vendosura përballë keqqeverisjes së Ramës. Ai tha se anëtarësia është ajo që u verifikua në zgjedhje ku u regjistruan 25 mijë anëtarë.

Krahas nesh përtej kësaj është dhe një opozitë tjetër që janë ata pak qytetarë që janë të pakënaqur nga kjo qeveri që zgjedhin të bojkotojnë zgjedhjet, ose zgjedhin të largohen jashtë vendit, fut dhe shqiptarët e varfër të përjashtuar nga shoqëria. Një barrë të madhe për këtë e ka dhe opozita. Janë 10-11 por e vërteta është se në muajt në vazhdim pritet të na bashkohen dhe disa deputetë të tjerë të cilët kanë bërë një tërheqje pas zgjedhjeve lokale dhe nuk janë integruar. Anëtarësia është ajo që u verifikua në zgjedhje ku u regjistruan 25 mijë anëtarë, pastaj votuan rreth 19 mijë. Ky ishte një moment që mund të ndodhte dhe më e keqja që PD që ne përfaqësojmë të mos ekzistonte fare, kështu që s’do bënim dot as këtë llogari matematikore.

I pyetur nëse keni vendosur të hyni në një marrëveshje me Ramën për reformën zgjedhore Bejko e mohoi një gjë të tillë ndërsa theksoi se nëse do ketë sukses kjo reformë patjetër që do futen ndërkombëtarët.

Ju jeni marrë me mediat në mënyrë të vazhdueshme jeni të vetëdijshëm se ka gati 20 vjet që ka funksionuar me komisione.  Por në këtë marrëveshje që kam unë këtu nuk janë vetëm dy quhen bipartizanë, janë të specifikuara enkas. Shteti funksionon me shkresa dhe këtu ka një vendim që kuvendi vendosi ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën por s’ka asnjë marrëveshje mes Bashës dhe Ramës por duhet të fillojë puna menjëherë për implementimin e kodit zgjedhor dhe shprehjen e të gjithë vërejtjeve të OSBE ODIHR. Ndërkombëtarët do futen patjetër këtu tek kjo reformë, prandaj them se Basha këtu është treguar më emocional seç duhet se kur thuhet se kryetar të kësaj reforme do jetë një i PS dhe një i PD është e mbyllur kjo çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy