Drama e prindërve të moshuar të fëmijëve me aftësi të kufizuara, rasti që përloti Italinë

Drama e prindërve të moshuar të fëmijëve me aftësi të kufizuara, rasti që përloti Italinë

Një ngjarje e ndodhur dje në Itali rrëfen më shumë se çdo gjë tjetër dramën e prindërve të moshuar që lënë pas fëmijë me aftësi të kufizuara. Një 80-vjeçar në Valone ka vrarë të birin, 50 vjeç, me aftësi të kufizuara, dhe më pas është vetëvrarë.  

Fermeri Francesco Sali ka qëlluar me armë zjarri të birin, i cili kishte lindur me aftësi të kufizuara. Më pas, ai është vetëvrarë, duke lënë pas bashkëshorten. Kjo e fundit i ka gjetur të dy trupat në vilën ku jetonin menjëherë sapo është kthyer nga mesha e së dielës.

Policia, e cila ka hetuar ngjarjen, i ka përjashtuar të gjitha hipotezat e tjera. Banorët e zonës thonë se prej kohësh Francesco Sali kishte shprehur shqetësim për të ardhmen e të birit, për shkak të moshës së thyer të të dy prindërve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy