Parlamenti i ri, Mitro: Nuk pres dinamikë të re, do të shohim të njëjtin teatër absurd

Parlamenti i ri, Mitro: Nuk pres dinamikë të re, do të shohim të njëjtin teatër absurd

Parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, mbajti të premten seancën e parë plenare. Sipas kryeredaktorit të MCN TV, Leonard Mitro, pavarësisht emrave të rinj që bëhen pjesë e tij, jeta parlamentare e vendit nuk do të pësojë ndonjë ndryshim. 

 

Ndryshimi i vetëm është sipas Mitros raporti i më i thellë në numra mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo sipas tij do të përcaktojë një ekuilibër të ri force. 

 

Është një Parlament, produkt i zgjedhjeve të 11 majit. Si i tillë, cilësisht e re mund të jetë numri i deputetëve që është 83 në raport me maxhorancën dhe kjo krijon një ekuilibër të ri force sa iu takon numrave në Parlament. Nga ana tjetër nuk besoj se mund të ndryshojë cilësisht jetën parlamentare të vendit apo edhe një dinamikë zhvillimesh që do të shkojnë në favor të interesit publik. Kjo për një arsye domethënëse që ne kemi një përvojë tre mandatesh të shumicës socialiste në pushtet dhe kemi parë si modelin që na është servirur nga shumica qeverisëse por edhe nga pjesa tjetër e opozitës. Në këtë kuptim, parlamenti i ri dhe shumica parlamentare e maxhorancës socialiste nuk pres të jetë diçka ndryshe nga ai detashmenti politik i rreshtuar nën urdhrat e kryetarit të partisë dhe kryeministrit Rama por edhe përfaqësimit të disa interesave që lidhen ngushtësisht me pushtetin dhe klientët e qeverisë. Nga përvoja e Parlamentit të kaluar, shumë ligje edhe pse të miratuara në seancë plenare kanë ngelur në komisionet parlamentare. Kujtoj këtu ligjin e basteve sportive që po bën dy e më shumë vjet. Pavarësisht se ka kaluar në seancën plenare, për arsye që maxhoranca duhet t’i dijë mirë, ka mbetur peng i interesave të ndryshme. Në këtë kuptim nuk pres që parlamenti i ri të sjellë një dinamikë cilësisht të re në jetën politike të vendit, aq më tepër që shfaqja e djeshme na tregoi se do të kemi të njëjtin teatër absurd, me një opozitë që përpiqet të bllokojë foltoren dhe një maxhorancë që i shkon pas kultit të një njeriu të vetëm, i cili është dirigjenti i çdo gjithçkaje që ndodh në skenën politike të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy