
Të paktën 42 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Shati dhe lagjen Tuffah në Gaza, tha kreu i Zyrës për Media të Qeverisë së Gazës për Al Jazeera.

OBSH thotë se sistemi shëndetësor në Gaza është pranë kolapsit pasi viktimat e sulmit në zonën e sigurt të al-Mawasi po dynden drejt spitalit Al-Aksa.
Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një hetim mbi bombardimet vdekjeprurëse që dëmtuan një zyrë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gaza.
“BE-ja dënon bombardimet, të cilat dëmtuan zyrën e KNKK-së në Gaza dhe çuan në dhjetëra viktima. Nevojitet një hetim i pavarur dhe përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, shkroi Borrell në X.



