I dënuar për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari

I dënuar për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari

Autoritetet kanë kryer sot ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të një 46 vjeçarari me iniciale V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg).

Nga ana tjetër drejt Shqipërisë nga Italia është ekstraduar një 53-vjeçar me iniciale E. H., i cili i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi: Interpol Tirana

Vijojnë operacionet në bashkëpunim me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 Akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike cannabis sativa, afër banesës së tij, në Milot, në vitin 2022, ekstradohet nga Italia, 53-vjeçari.

Ndërkohë, ekstradohet drejt Italisë një 46-vjeçar nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të koduara “Para drejtësisë”, të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërkohë, po në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”, nga Interpol Tirana është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy