Çipa: Ajo që ka ndodhur mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës më shumë se sanksion, është krizë

Çipa: Ajo që ka ndodhur mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës më shumë se sanksion, është krizë

Analisti Aleksandër Çipa, për anulimin e mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, thotë se ajo që mbetet e paqartë është se cili është drafti që i serviret dhe i imponohet Kryeministrit Albin Kurti nga Edi Rama dhe se cilët janë hartuesit e tij. Ai ngriti pikëpyetje se cili është risku, sa çedohet nga territori i Kosovës, dhe nëse ky stoicizëm i zotit Kurti vazhdon, cilat janë prerogativat për Kosovën republikë, duke nënvizuar se kërcënimi më shpesh i përmendur është kalimi në një pozitë ngrirje në raport me ndërkombëtarët. Duke folur për MCN Live, Çipa tha se drafti i Kryeministrit Rama është draft europian, duke kujtuar se ai u shpreh se është më shumë një propozim franko-gjerman. “Ne nuk kemi arsye të dyshojmë dhe të prishim rendin e përcaktuesisë ndërkombëtare mbi Kosovën. SHBA janë tutori i interesit shqiptar, se mbron sovranitetin, ka përcaktuar lirinë e një shteti, është tutor në rritjen e kapaciteteve të sigurisë, siç ishte rasti kur ndërhyri KFOR në rastin e tensioneve në Veri. Ndërsa ajo që ka ndodhur mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës është e rëndë, më shumë se sanksion, është një situatë krize dhe droja që duhet të shumëfishohet ka të bëjë me efektet e asaj që paralajmëron Kryeministri Rama, i cili dëshiron të ketë një rol në situatën mes Kosovës dhe Serbisë, pasi e njeh më mirë backgroundin.” Çipa tha në vijim se fakti që po përgatiten sanksione nga BE dhe SHBA, duhet parë nëse do jenë sanksione edhe nga SHBA, pasi flitet për vonesa që ka të bëjë për zgjidhjen e krizës dhe çështjeve që janë të hapura. Ai refuzoi që ta quajë anulimin e mbledhjes së qeverive, si sanksionin e parë të Shqipërisë ndaj Kosovës. Sipas tij, edhe pse deri më sot mes dy vendeve janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje, nuk shikohet ndonjë impakt i madh dhe se shtyrja në kohë e 13 marrëveshjeve, nuk krijon ndonjë efekt negativ, pasi gjithçka ka të bëjë me aspekte proceduriale. “Pasojat që vijnë për Kosovën pas kësaj, pashmangshmërisht do të na çojnë në një verdikt që mes Ramës dhe Kurtit, historia do të tregojë që vetëm njëri ka të drejtë, nuk mund të kenë të drejtë të dy. Personalisht unë ja jap të drejtën Albin Kurtit, por në diplomaci undergroundi është shumë më përcaktues se sa ajo që shfaqet dhe ne sot jemi para parimit të ajsbergut. Gjithë çështja vërtitet te dy pika kryesore, e para te asociacioni i bashkësive, si do të funksionojë në mënyrën e strukturuar ky asociacion dhe cili është modeli sugjeruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe sa çedon Kosova nga territori i saj. Nga ana e Kurtit nuk kemi një propozim konkret për asociacionin.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy