
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në emisionin “Skaner” në MCN TV, zbuloi se Orges Shehi do të vazhdojë të jetë trajner i bardhebluve.
Halili deklaroi se i shkoi Shehit në shtëpi dhe u shpreh se nuk bëhet asgjë për çështje financiare.
Rinovimi me trajnerin? Për të qenë i saktë, unë them që kishim dhe kemi pak ditë kohë. Për të bërë një punë të mirë, duhet të marrim masa. Klubi ka kohë që punon, kemi kohë që diskutojmë. Për fat para 3-4 ditësh, i shkova në shtëpi Shehit. Në takimin që kemi bërë, kemi pasur një bisedë të qetë. Nuk bëhet për çështje financiare. Kemi rënë dakord për vazhdimësinë. Në momentin që përfundojmë këto dy ndeshje, do kemi bisedën me trajnerin. Pas kësaj, do marrim listën me lojtarët që do të shkojmë në përgatitje. Trajneri jonë do të jetë Shehi, kjo është e padiskutueshme. Nuk kemi gjëra të fshehta si staf. Nëse ka një mundësi të mirë për ndonjë lojtar, nuk bëhemi pengesë. E them me 100% që Shehi do të jetë te Tirana.
Në lidhje me mbrojtësin, Erion Hoxhallari, Halili deklaroi se ishte arritur marrëveshja për rinovim, por vetë lojtari kërkoi të largohej në një kampionat jashtë
Ne dimë t’i bëjmë të gjitha. Synimi im dhe i klubit është që të ecim para. Kemi kaluar goxha furtuna. Ne nuk duam të ndalemi më. Nuk ka kthim pas, por vetëm para. Në gjithë listën e lojtarëve që kemi, them se boshti do të qëndrojë, sepse kanë kontrata. Me Hoxhallarin kemi pak qejf mbetje. Na tha që kishte një variant për jashtë shtetit. Ne i kemi bërë një propozim shumë të mirë, që ndoshta nuk ia vlente të shkonte te ajo skuadra ku do shkojë. Ne pranuam dhe nuk bëmë shumë këmbëngulje. Futbollistët do të jenë, jo vetëm për Europën, por do jenë gjatë. Nuk duam të shkojmë të bëjmë një ndeshje dhe të kthehemi. Lojtarët janë me kontrata 3-vjeçare.



