Tani do të fillohet vaksinimi me vaksinën ruse Sputnik-V në Indi. Vaksinimet e para me vaksinën filluan të premten në Indinë qendrore Hyderabad. Sputnik V është vaksina e parë që prodhohet jashtë vendit, që do të përdoret në indi. Një ngarkesë e dytë me vaksina pritet të mbërrijë pas disa ditësh.
Autoritetet indiane e miratuan në mënyrë emergjente në mes të prillit vaksinën ruse. Firmave farmaceutike të vendosura në indi si Virchow Biotech dhe Hetero Biopharma, ju dha licenca për prodhimin e vaksinës ruse në vend. Objektiva e kompanive është të arrijnë të prodhojnë 850 milion doza çdo vit.
India është momentalisht një ndër vendet më të prekura nga pandemia. Të premten autoritetet bënë të dituar, që 4000 persona kishin ndërruar jetë si pasojë e Koronavirusit. Numri i infeksioneve të raportuara shkoi më shumë se 343.000.
Kryeministri Indian Narendra Modi kritikohet për gjendjen e tanishme të vendit. Qeveria e tij kishte bërë të ditur se do të vaksinonte 300 milion njerëz deri në fund të korrikut. Ndërkohë India është shumë larg këtij objektivi. Deri më tani në Indi, në vendin që prodhohen më shumë vaksina se në të gjitha vendet e tjera të botës, janë vaksinuar vetëm 38.2 milionë banorë. Arsyet për fushatën e ngadaltë vaksinimit janë problemet me transportin, me aplikim online për oraret e vaksinimit dhe kaosi në administratë.



