Veseli flet për fundin e demarkacionit dhe për grupin e ri parlamentar

Veseli flet për fundin e demarkacionit dhe për grupin e ri parlamentar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas mbledhjes së sontme të Kryesisë tha se u mblodhën sonte për të zyrtarizuar grupin e ri parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Janë 12 deputetë, që ishin në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët nga sot kanë formuar grupin parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Veseli tha se do të ishte shumë e mirëseardhur nga deputetët e pavarur që ta votonin demarkacionin.

Koha është që të përfundoj drama e çështjes e shënjimit të kufirit me një vend partner, anëtar i NATO-s, me aspirata shumë të qarta drejt BE, të cilat janë synime të përbashkëta… Të gjithë ata që janë për orientim euroatlantik janë të gatshëm dhe duhet të jenë të gatshëm ta votojnë forcimin e sovranitetit dhe hapjen e perspektivës euratlantike të vendit tonë“, tha Veseli, kur u pyet se a shpreson se me grupin e ri parlamentar do të sigurohen votat për kalimin e demarkacionit.

Jemi në fundin e kësaj drame. Tani është fundi”, tha Veseli.

Të larguarit nga VV, kërkesë zyrtare për “Grup të Deputetëve të Pavarur” – Dardan Sejdiu, shef i grupit (Dokument)

Deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë bërë një kërkesë zyrtare Kuvendit të Kosovës, përkatësisht administratës, për siç thuhet formimin e një grupi të ri parlamentar.

Siç shihet edhe në dokumentin që e posedon Telegrafi, 12 deputetët e nënshkruar kanë kërkuar që grupi parlamentar të emërtohet “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Sipas dokumentit në fjalë, shefi i grupit parlamentar pritet të jetë Dardan Sejdiu.

Ndërkohë, edhe Kuvendi i Kosovës e ka konfirmuar një kërkesë së tillë.

“Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP)”.

“Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy