Skenarët për fundin e pandemisë/ Shapo: Ecuria në vazhdimësi të dozave përforcuese (VIDEO)

Skenarët për fundin e pandemisë/ Shapo: Ecuria në vazhdimësi të dozave përforcuese (VIDEO)

Shumë vende përfshi edhe Britaninë, kanë regjistruar shifra të larta të infektimeve nga varianti Omicron.

Por, një lajm i mirë vjen nga Organizata e Shëndetësisë, ku theksohet se 2022 mund të jetë fundi i pandemisë. Lidhur me këtë përmes skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, specialisti i Shëndetit Publik, Laidon Shapo drejtues i Programit Track end Track në Suthwark, Londër, tha se duhet pritur pak me skepticizëm.

Sipas tij, edhe pse varianti Omicron është tre herë më i shpejtë në transmetueshmëri, shpresohet të shkohet në një kalim endemik.

“Ka pasur pabarazi që nuk janë thjesht në shpërndarje por edhe ne dozat e vaksinimit. Këtë lajm duhet ta marrim me një dozë frike sepse bëhet fjalë për një kapje të 70 përqind në rang global, dhe kjo do të jepte premisat për një kalim endemik të butë, i cili mund të ndodhi këtë vit, mund të mos ndodhi,

Dhe duke ditur se Omicron është 3 here më i shpejt në transmetueshmëri, por në 1/3 të rasteve të rrezikut ka shtrime në spitale, që do të thotë se kalohet më lehtë në kushte shtëpie. Bazuar në gjithë këtë mori indikimesh, lajmi është i mirë”.

Dr. Shapo, insiston që vaksinimi mbetet indikator për të luftuar rrezikshmërinë e variantit Omicron.

“Për të mbërritur në endemi është diskutuar edhe para 2 vitesh por jemi të zhgënjyer se si ka ecur, por më tutje varet nga dozat booster.

Omicron na tregoj që nuk janë antitrupat neutralizues që na mbrojnë, por ky variant, na tregoj që s’do te ketë variant tjetër, se besoj se duhet të frikësohemi shumë, po na bën më imun”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy