Për juristin Saimir Vishaj, 'dosja Beleri' është më tepër çështje politike sesa penale. Për emisionin “FactCheck” Vishaj tha se përderisa ndodhemi para një personi që ka vepruar në simulim pasoja do të jetë nul.
Dua të ndalem në dy momente. E para janë veprimet stimuluese që ka kryer një organ jo kompetent dhe pasojat që sjell një veprim i stimuluar. Sa i përket pyetjes së parë ‘Kush e ka dhënë autorizimin për të kryer një veprim stimulues’, dihet që nuk është nga ato vepra që të jetë në objektin e punës të Prokurorisë së rrethit Vlorë.
Problemi i dytë, infiltrimi i punonjësve për të kryer një akt korruptiv. Që të përdorësh një punonjës të infiltruar për të marrë një rezultat për një akt korruptiv duhet të mos provokosh. Në momentin që vërtetohet provokimi, akti quhet i pakryer. Në rastin konkret derisa jemi në para një personi që ka vepruar nën stimulim pasoja do të jetë nul.
Nuk ka pengesë për marrjen e mandatin. Përvoja na ka mësuar që edhe pse mandatin ta jep populli mund ta heqë Këshilli i Ministrave.
Do të vazhdojë të kryejë funksionin nga dhomat e paraburgimit, derisa sa të shprehet GJKKO. Mua më shqetëson se edhe sikur SPAK ta lërë të lirë, mblidhet Këshilli i Ministrave dhe e shkarkon, kjo është e rrezikshme.
Nuk e shoh më shumë se çështje penale sesa e shoh më shumë si çështje politike.



