
Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit.



