Whatsapp bie në të gjithë botën, 60 minuta ndërprerje komunikimi, asnjë shpjegim

Whatsapp bie në të gjithë botën, 60 minuta ndërprerje komunikimi, asnjë shpjegim

WhatsApp aplikacioni më i përdorur për komunikimin në botë, nuk funksionoi për rreth 60 minuta mbrëmjen e së enjtes.

Nga ora 20:00 ka qenë e pamundur të dërgoje dhe merrje mesazhe nga ky aplikacion. Whatsappdown u bë një ndër hashtaget kryesore në Twitter në momentet që nuk funksionoi aplikacioni.

WhatsApp nuk ka funksionuar në të gjithë botën si SHBA, Amerikën Latine, Evropën dhe Afrikën. Kjo nuk është hera që aplikacioni më i njohur në botë pëson rënie.

Hera e fundit ka qenë më 3 nëntor të këtij viti, ku për 60 minuta u ndërpre komunikimi.

Gjysma e përdoruesve u ankuan se nuk mund të lidheshin me shërbimin. Ndërsa 40 përqind arrinin të hynin në aplikacion, por nuk mund të dërgonin ose të merrnin mesazhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy