Rama pas takimit me Mitsotakis: Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun

Rama pas takimit me Mitsotakis: Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Në një postim në Facebook, kryeministri ka publikuar të tjera pamje nga momenti kur homologu grek e ka shoqëruar te dera. Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun dhe do të rrisin bashkëpunimin.

Rama shpreh me bindje se “Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun dhe rrisin bashkëpunimin”.

Ky është takimi i parë mes dy kryeministrave pas marrjes së detyrës nga Mitsotakis dhe ka zgjatur rreth 55 minuta. Pas përfundimit të takimit dy homologët nuk kanë dhënë deklaratë për mediat, ndonëse një gjë e tillë pritej.

Kreu i qeverisë  Edi Rama ndodhet në Athinë ku po zhvillohet samiti i katërt euro-arab. Forumi ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik, është një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE-së dhe vendeve të botës arabe

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy