Dorëhiqet zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.
Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur për arsye familjare dhe ka vendosur të largohet nga radhët e policisë së shtetit.
Vlen të theksohet se dorëheqja e Sinomatit vjen tre ditë pas ngjarjes së rëndë në kryeqytet, ku Preng Gjinit ju bë një atentat me bombë në mjetin e tij te ura e Selitës.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe një shtetas italian, kalimtar i rastit.



