Emërimi i Xhaferllarit në Kushtetuese/ Venecia pranon kërkesën e mazhorancës

Emërimi i Xhaferllarit në Kushtetuese/ Venecia pranon kërkesën e mazhorancës

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e mazhorancës e cila ka dërguar për interpretim dekretin e Presidentit Ilir Meta, për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

“Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” , thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, në një njoftim që mban datën 30 dhjetor 2019.

Mazhoranca kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa i takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ilir Meta pati konfirmuar se “edhe ai do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy