
“NATO nuk duket e gatshme të diskutojë hyrjen e Ukrainës në 5-10 vitet e ardhshme dhe ne nuk do të luftojmë për aplikimin për anëtarësim”.
Kështu tha një anëtar i delegacionit ukrainas në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë dhe kreu i partisë së Presidentit Zelensky, David Arakhamia, tha për Fox News.
Arakhamia sqaroi më pas të vetmet pjesë për të cilat një marrëveshje është e pamundur me Rusinë.
Sipas tij, bëhet fjalë për njohjen e Krimesë si pjesë e territorit rus dhe pavarësinë e dy republikave separatiste Donetsk dhe Luhansk.



