
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence i cili është i pranishëm në hapjen e Lojrave Olimpike Dimërore që po mbahen në Korenë e Jugut, është larguar nga një darkë e organizuar nga presidenti vendas për shkakun se në tryezë ishte e pranishme dhe motra e diktatorit të Veriut Kom Jong-un
Pence ka hasur për një moment motrën e diktatorit e cila ishte edhe surpriza e këtyre lojrave me pjesmarrjen e saj, dhe sipas agjencis së lajmeve Yonhap, ndryshe nga shtrëngimi i duarve me presidentin vendas Pence dhe Kim Jong-nam, u përpoqën të shmangnin drejtpërdrejt përballjen me njëri-tjetrin.
Lojërat janë duke u zhvilluar mes tensioneve lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Pence ka marrë në Korenë e Jugut si një mysafir Fred Warmbier, babain e një të riu amerikan, i cili vdiq pasi u lirua nga burgu në Korenë e Veriut.
Ndërkohë të enjten Koreja e Veriut mbajti një paradë ushtarake që ishte planifikuar për në prill por u paraqit përpara duke treguar edhe forcën e saj ushtarake përballë perëndimit.
Pence dhe Kim Yong-nam u pritën nga Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in para ceremonisë së hapjes së lojrave "Pyeongchang 2018".
Por zëvendës-presidenti i SHBA-së e la vendin e pritjes pas pesë minutash, tha Yonhap i Koresë së Jugut.
Ndërsa Moon dhe kryeministri japonez Shinzo Abe shtrënguan duart me znj. Kim, numri dy i presidencës amerikane nuk e ka bërë një gjë të tillë, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut, raporton BBC.
Por në ceremoninë e hapjes, nuk dihet nëse ishte rastësi ose e kanë menduar oganizatorët Pence dhe motra e Kim Jong-un, ishin ulur në afërsi të njëri-tjetrit.



