MSH nxjerr raportin e fundit, një person humb jetën nga Covid/ Rastet e reja dhe shtrimet në spital

MSH nxjerr raportin e fundit, një person humb jetën nga Covid/ Rastet e reja dhe shtrimet në spital

Një person ka humbur jetën dhe 564 të tjerë kanë rezultuar të infektuar me Covid në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit informon se 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 564 qytetarë, në këto bashki:

160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.

Janë 3204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ndërkohë janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314.571 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika 13 Gusht 2022

Raste të reja ditore 564

Të shëruar në 24 orë 232

Të shtruar në spitale 22

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1596

Testime totale 1,941,032

Raste pozitive 321,345

Raste të shëruara 314,571

Raste Aktive 3,204

Humbje jete 3,570

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,053

Fier 545

Durrës 346

Vlorë 304

Gjirokastër 231

Berat 138

Elbasan 129

Korçë 129

Shkodër 121

Lezhë 120

Dibër 54

Kukës 34

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy