Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Piraj të Lezhës. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore dhe se derimë tani kanë shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 500 metrash.
Flakët janë përhapur në disa drejtime duke u favorizuar dhe nga era duke krijuar rrezik edhe për disa banesa në këtë fshat.
Mësohet se në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët po ndihmohne dhe nga banorë të fshatit për të shuar flakët.
Po ashtu bëhet me dije se flaket kanë përfshirë masivin pyjor në periferi të qytetit përgjatë superstrades Lezhë-Shkodër. Nga zjarri po rrezikohen disa banesa.



