Këngëtarja Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn janë ndarë pas gjashtë vitesh së bashku.
Burime për Page Six bëjnë me dije se ndarja ka ndodhur disa javë më parë në mënyrë paqësore.

Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku, Swift dhe Alwyn kanë qenë disa herë në qendër të thashethemeve për një fejesë të fshehtë.
Fituesja e Grammy-it madje mbante të vendosur një unazë fejese gjatë premierës së dokumentarit të saj në Netflix në 2020, por spekulimet nuk u konfirmuan kurrë .

Madje disa fansa ishin të bindur se në një moment ata u martuan fshehurazi.
Swift dhe Alwyn u takuan në Met Gala 2016 dhe filluan të dilnin disa muaj më vonë, megjithëse lidhja e tyre nuk u bë publike deri në vitin 2017.

Ata ishin shumë privatë për romancën e tyre, pavarësisht spekulimeve se cilat këngë janë për aktorin e "Catherine Called Birdy".
Swift tregoi për herë të parë për ndjenjat për aktorin në dokumentarin e saj të vitit 2020, "Miss Americana".
"Ne vendosëm së bashku që marrëdhënia jonë të ishte private," tha ajo.




