Ish-agjenti mbikëqyrës i FBI i bashkohet BKH-së si këshilltar  

Ish-agjenti mbikëqyrës i FBI i bashkohet BKH-së si këshilltar  

Byroja Kombëtare e Hetimit, e njohur ndryshe edhe si FBI-ja shqiptare, do të asistohet nga një ish-agjent mbikëqyrës i FBI-së amerikane. Steve Butler ka mbërritur sot në Shqipëri, për t’iu bashkuar BKH-së në cilësinë e këshilltarit. Lajmi u konfirmua nga Ambasada Amerikane, e cila me anë të një postimi njoftoi se ai u prit në një takim nga ambasadorja Yuri Kim.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy