
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit në Europë. OBSH e ka quajtur 'të ngadaltë dhe të papranueshme', ndërsa thotë se situata në kontinent është më e rënda prej disa muajsh me rradhë.
Fushatat e vaksinimit në pjesën më të madhe të Evropës janë karakterizuar nga vonesat dhe për pasojë numri i infeksioneve po rritet. Franca është vendi i fundit që njofton masa të reja bllokimi, që zgjasin deri në katër javë.
"Vaksinat paraqesin mënyrën tonë më të mirë për të dalë nga kjo pandemi ... Sidoqoftë, përhapja e këtyre vaksinave është e papr,”- tha në një deklaratë drejtori i OBSH për Evropën Hans Kluge.



